Kapen 333 kg kokainë e pastër në Itali, mes 'menaxherëve' të arrestuar edhe shqiptari me dy emra (VIDEO)

Një sasi rekord kokaine është sekuestruar në Gjenova të Italisë, ku në pranga kanë rënë 4 persona mes tyre një shqiptar i cili përdorte dy emra. Sipas mediave italiane operacioni i zhvilluar nga Guardia di Finanza dhe autoritetet në Portin e Gjenovas kanë sekuestruar një sasi prej 333 kg kokainë e cila ishte fshehur mes disa pllakave graniti.

Operacioni i koduar “Samba 2020”, lindi pasi “Guardia di Finanza” e Spezia-s, kontrolloi kontejnerin. Raportohet se falë analizave përmes pajisjeve skanuese, efektivët kanë zbuluar disa anomali dhe së bashku me doganierët, kanë hapur kontenierin. Brenda tij u gjet sasia e drogës në 300 paketime me një vlerë që përllogaritet rreth 100 milion euro.

Droga vinte nga prazili ndërsa mësohet si shqiptari është identifikuar si P.B.L. Sasia e drogës ishte e një cilësie shumë të pastër dhe nëse do të shitej në treg do të kapte një shumë prej 100 milion eurosh.  Mes të arrestuarve janë edhe një kroat, një italian si dhe një brazilian.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale