444,5 kg kokainë është kapur në Itali në portin e Xhenovas. Kokaina ishte e ndarë në 14 thasë të vendosur brenda një kontejneri me kafe që vinte nga Rio de Janeiro i Brazilit.
Kontejnerët, pasi u zbarkuan mbrëmjen e 6 shkurtit, u vendosën në një zonë survejimi me kamera në një pjesë të terminalit të portit për t'u kontrolluar më pas. Pas vrojtimit u vunë re lëvizjet e dyshimta të një punonjësi të portit, i icli po tentonte të largonte thasët me lëndë narkotike.
Policia ka ndërhyrë direk, ndërsa punonjësi përfundoi në pranga. Nëse kokaina do të përfundonte në treg, do t'i sillte organizatës kriminale të ardhura rreth 30 milionë euro.