Policia greke ka sekuestruar 63 kg lëndë narkotike kanabis sativa, në kufirin greko-shqiptar. Droga ishte fshehur në një makinë që drejtohej nga një 48-vjeçar grek, ndërsa para tij lëvizte një automjet tjetër që kontrollonte rrugën nëpër të cilën do të transportohej droga.
Policia ka pikasur lëvizjet e dyshimta të automjeteve dhe ka bërë ndalimin e tyre në aksin nacional Kapshtice-Siatica. policia greke ndaloi dy mjete, njeri që shërbente për kontrollin e rrugës dhe tjetri që transportonte droge.
Nga kontrolli i ushtruar u gjetën 4 çanta me 106 pako me 63 kg marijuanë. Mjeti me drogë drejtohej nga një 48-vjeçar grek, ndërsa ne mjetin tjetër ndodheshin dy të rinj greke, një djalë 18-vjeç dhe një vajze 19-vjeç.
Mësohet se të tre personat janë vënë në pranga. Policia sekuestroi edhe 1550 euro që iu gjetën vajzës dhe 3 celularë.
(er.nu/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com