Kapen 65 kg kanabis në Tuz të Malit të Zi, ishte nisur Shqipëria! Në pranga dy të rinjtë shqiptarë

Kapen 65 kg kanabis në Tuz të Malit të Zi, ishte nisur Shqipëria! Në pranga dy të rinjtë shqiptarë

Policia malazeze ka sekuestruar rreth 65 kilogramë marijuanë në Tuz. Në pranga kanë rënë dy shtetas shqiptarë, A.D, 27 vjeç dhe I.D, 23 vjeç. Sipas mediave malazeze, dyshohet se lënda narkotike vinte nga Shqipëria. Në deklaratën e policisë thuhet se droga u zbulua pas kontrollit të bërë ndaj automjetit tip “Skoda” me targa të Podgoricës që drejtohej nga 27 vjeçari A.D.

“Nga kontrolli i kamionit, policia gjeti dy çanta të mëdha dhe një thes me 65 pako me një substancë të dyshuar si lëndë narkotike marihuanë, me peshë rreth 65 kilogramë. Dyshohet se lënda narkotike e sekuestruar ishte transportuar nga territori i Republikës të Shqipërisë në territorin e vendit tonë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndaj dy të rinjve shqiptarë rëndon akuza e trafikut dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.

SI.E./B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)

VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)