Kapen 7 të arratisurit, Tahiri: Kapitull
i ri për policinë, Naço: Mirënjohje

TIRANE- Disa minuta pasi u bë publik lajmi për arrestimin e të dënuarit të fundit,  Reis Haxhiraj  i cili ishte në arrati prej mbrëmjes së 23 nëntorit edhe ministri Saimir Tahiri uron policinë e shtetit për punën.

Saimir Tahiri

(Ne foto: Postimi i Saimir Tahirit ne Facebook)

NASIP NAÇO: MIRENJOHJE POLICISE
Edhe ministri i Drejtësisë Nasip Naço shpreh mirënjohje policisë së shtetit.
“Mirënjohje policisë së shtetit. Shteti triumfoi ndaj krimit.Vlerësim gadishmërisë maksimale të të gjitha strukturave”



ARRATISJA
Pasditen e 23 nëntorit, nga burgu i Drenovës në Korçë u arratisën 7 të burgosur, tre prej tyre të dënuar me burg përjetë. Ata kishin organizuar një shpërthim të madh në qytetin e Korçës dhe të shtëna armësh,  prenë hekurat e burgut, me sharra që përmbanin diamant dhe çarmatoson rojet, duke mbajtur në dorë 2 pistoleta dhe kallashnikovë të cilët ishin futur në burg kohë më parë me anë të një frigoriferi. Artur Gora u arrestua dy orë pas arratisjes. Më 24 nëntor në një magazinë në  Prrenjas u arrestua Admir Tafili, Fran Marashi, Gëzim Guri. Më 27 nëntor u arrestuan në Greqi Gëzim Toma, ndërsa sot u arrestua po nga policia greke Eduard Lulo dhe Reis Haxhiraj.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin Librazhd- Prrenjas, trajleri del nga rruga, s'ka të lënduar

Aksident në aksin Librazhd- Prrenjas, trajleri del nga rruga, s'ka të lënduar