Kapen 83 pesona në fundjavë, u
kapën me armë, municione e drogë

Policia e shtetit ka prangosur në fundjavë 83 persona, të cilët janë kapur me armë zjarri, lëndë narkotike, mallra kondrabandë.

Sipas policisë, nga Policia Rrugore  dhe Task -Forca  e Policisë Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë kapur  për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe  pa leje drejtimi  22 drejtues mjetesh. 13 persona në flagrancë për vjedhje dhe ndërtim pa leje. 14 persona për narkotikët, krimin ekonomik e trafìqet e paligjshme. Janë kapur 10 persona në kërkim.

14 persona për krime ndaj personit, kundërshtim të punonjësit të policisë dhe përndjekje. 10 persona për dhunë në familje dhe për vjedhje të energjisë elektrike. Janë sekuestruar 4 armë zjarri, 159 fishekë, 2 predha dhe 2 krehëra me fishekë. Rreth 11 kg lëndë narkotike dhe mallra  të ndryshme kontrabandë.

Po ashtu, janë pezullar 98 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara në qendra të banuara, për alkool, për semafor e kontroll teknik. 142 masa administrative janë dhënë për mos përdorim të rripit të sigurimit.57 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit. 76 raste janë ndëshkuar për komision, si dhe janë bllokuar 17 automjete për mungesë dokumentacioni.  Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifìkim 52 persona.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi