Rrjeti i krimit kibernetik që drejtonte një skemë të sofistikuar që lehtësonte blerjen dhe shitjen e numrave të Sigurimeve Shoqërore, ditëlindjet dhe fjalëkalimet që ishin vjedhur nga e gjithë bota.
Në akuzë thuhet se grupi punonte nën moton “In Fraud We Trust” (Në mashtrim besojmë – një lojë fjalësh me mbishkrimin në bankënotat e dollarit amerikan In God We trust) dhe ishte krijuar në vitin 2010 nga Svyatoslav Bondarenko, një 34 vjeçar nga Ukraina.
Autoritetet thanë se pjesa më e madhe e anëtarëve të grupit nuk ishin takuar kurrë mes tyre ndërsa e njihnin njëri tjetrin me nofkat në internet.
Nga 36 të akuzuarit, zyrtarët e Departamentit të Drejtësisë thanë se 13 janë arrestuar në Shtetet e Bashkuara, Australi, Britaninë e Madhe, Francë, Itali, Kosovë dhe Serbi.
Të akuzuarit e tjerë janë në arrati dhe hetimet janë duke vazhduar. Zëvendës ndihmës prokurori i përgjithshëm, David Rybicki, u tha gazetarëve se “dita e sotme shënon një hap të rëndësishëm në betejën kundër krimit kibernetik ndërkombëtarë”.
Departamenti publikoi edhe listën e emrave të të akuzuarve ku janë edhe emrat e Besart Hoxhës 25 vjeçar që vepronte me nofkën “Pizza” dhe ai i Liridon Musliut 26 vjeçar, që vepronte me nofkat “Ccstore”, “Bowl” dhe “Hulk”.
Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com











