Kapen duke mbjellë fidanë kanabis në një banesë të braktisur në Fier, 3 të arrestuar, një prej tyre i shpallur në kërkim

Kapen duke mbjellë fidanë kanabis në një banesë të braktisur në Fier, 3 të arrestuar, një prej tyre i shpallur në kërkim

Foto ilustruese

3 persona janë arrestuar pasi janë kapur në flagrancë duke mbjellë fidanë kanabis në një banesë të braktisur në fshatin Kreshpan në Fier.

Arrestohen Eduart Yzeiraj, 37 vjeç, i shpallur më herët në kërkim ndaj të cilit kishte edhe masë sigurie "Arrest në burg" po për prodhim të lëndëve narkotike, Xhulio Troka, 27 vjeç dhe  Gentian Yzeiraj, 21 vjeç.

Gentian Yzeiraj është arrestuar pasi ka fshehur autorët dhe ruajtur ato në rast se pikasen nga policia. 21-vjeçari ishte duke monitoruar zonën në momentin që vjen policia dhe sa sapo pikasi policinë, Gentian Yzeiraj ka ndihmuar shtetasin Xhulio Troka të largohej nga vendi i ngjarjes me automjetin e tij, por që u kapën nga policia.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Emisioni i Rai 3 për Shqipërinë, Bardhi kërkon interpelancë me Ramën

Emisioni i Rai 3 për Shqipërinë, Bardhi kërkon interpelancë me Ramën