Policia e Sarandës ka kapur sot dy persona të cilët dushohen për vjedhjen e një automjeti, por që në banesën e njërit prej tyre është gjetur një armë zjarri tip çifte dhe disa municione.
Sipas policisë, janë kapur Emarildo Basha 21 vjeç dhe Genci Dosti 36 vjeç.
Basha e Dosti në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur një automjet tip "Mercedes-Benz", me targë: AA 347 LF, në pronësi të A.L, të cilin e kishte lënë të parkuar përpara banesës.
Nga kontrolli i banesave të dy personave, policia ka gjetur automjetin si dhe arma çifte dhe 137 fishekë automatiku model 56 dhe 10 saçme xhahu.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com