Kapen dy të kërkuar
për drogë në Durrës

Dy të shpallur në kërkim në fushën e trafikut të drogës u arrestuan nga policia e Durrësit. Bledar Murati 29 vjeç dhe Xhovan Saraçi 30 vjeç, të dy me banim në Durrës, u vunë në pranga pasi Gjykata për Krimet e Rënda kishte caktuar ndaj tyre masën e sigurisë të arrestit në burg për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim”.

Vendimi është marrë më 9 qershor të këtij viti. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme.
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Prej disa ditësh i shtruar në QSUT, aktori Mehdi Malkaj lë spitalin! Si paraqitet gjendja e tij shëndetësore