MAQEDONI - Njësitet speciale të policisë maqedonase kanë arrestuar një grup maqedonasish nga Radishani, të cilët tentonin të sulmonin fshatin Luboten, i cili banohet nga shqiptarë. Pamjet e siguruar përmes një video- xhirimi amatore, te publikuar ne youtube, tregojnë se si grupi i të rinjve maqedonas nën pranga shoqërohet nga njësitet e ndërhyrjes së shpejtë të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Videon e keni te bashkangjitur me shkrimin.
Në këtë video janë regjistruar kërcënime dhe fyerje ndaj policisë, duke kërkuar lirimin e grupit të të ndaluarve. Ndërkaq forca të mëdha policie janë të pranishëm përreth fshatit Luboten, të banuar nga shqiptarë për të parandaluar ndonjë incident të mundshëm apo ndonjë sulm nga ana e grupeve maqedonase, që janë pjesë e bllokadave të vendosura në hyrje-daljet e Radishanit.
/Shqiptarja.com

Maqedoni, sot varrimi i 5 të rinjve të vrarë