Policia e Fierit ka vënë në pranga, Petrit Hykaj, 60 vjeç dhe Shkëlqim Hykaj 29 vjeç, pasi u kapën me lëndë narkotike.
Pas një hetimi disa mujor, policia ka arrestuar në flagrancë babë e bir, banues në Gorishovë, Fier, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtyre shtetasve, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 2.2 Kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa. Lënda narkotike ishte e përgatitur gati për shitje, një peshore elektronike dhe një armë gjahu pa leje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.
Ndërkohë në Korçë, policia ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit S. Ç., 32 vjeç (i dënuar më parë për veprën "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve") pasi policia i ka sekuestruar 23 doza narkotike të dyshuar si heroinë.