Dy persona janë vënë në prangat e policisë ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim për shkak se akuzohen për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
Arrestimi i parë ka ardhur në fshatin Dushk të Lushnjes, ku në pranga u vu M.Gj, 20 vjeç pasi u kap me 340 gram kanabis.
Arrestimi i dytë është bërë në fshatin Kutë Mallakastër ku u gjetën të kultivuara disa bimë kanabisi, për këtë në pranga ka rënë B.Z - 50 vjeç, ndërsa u shpallën në kërkim edhe F.Z, 42 vjeç dhe F.Z, 39 vjeç, banues në Kutë, Mallakastër.
Nga kontrolli i ushtruar në banesën e B.Z dhe F.Z, u gjetën dhe sekuestruan 1.3 Kg lëndë narkotike Kanabis.

Komente

