Kapen në Tiranë, trafik prostitutash
dhe të miturish në Zvicër e Gjermani

Kapen në Tiranë, trafik prostitutash<br />dhe të miturish në Zvicër e Gjermani
TIRANË - Policia e Shtetit informoi sot arrestimin e tre personave me banim në Tiranë nën akuzën për prostitucion në Zvicër dhe Gjermani. Kjo pas një hetimi disamujor intensiv të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, si dhe autoritetet ligjzbatuese zvicerane dhe gjermane.
 
Falë operacionit ndërkombëtar “Binehouse", të tre të arrestuarit janë: Shyqyri Halil Stafuka, 23 vjeç, banues në Tiranë, Bledar Halil Stafuka, 22 vjeç, banues në Tiranë, Emiljano Ylli Tarja, 23 vjeç, banues në Tiranë. 
 
Nga hetimet e deritanishme dyshohet se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, si dhe me persona të tjerë për të cilët po kryhen hetime, kanë rekrutuar në Shqipëri dhe më pas shfrytëzuar për qëllime prostitucioni në Zvicër dhe Gjermani shtatë shtetase shqiptare.

Bazuar në materialet e grumbulluara në kuadër të këtij hetimi, Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda ka caktuar ndaj këtyre shtetasve masën e sigurisë "arrest me burg" nën akuzën e kryerjes së veprave penale “trafikim i femrave” kryer në bashkëpunim për shtetasit: Shyqyri dhe Bledar Stafuka, si dhe “trafikim i të miturve” kryer në bashkëpunim për shtetasin, Emiljano Tarja.
 
Strukturat e Policisë së Shtetit po vijojnë punën për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, si dhe për identifikimin e të gjithë personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Për këtë qëllim po bashkëpunohet në mënyrë intensive dhe po shkëmbehet informacion i vazhdueshëm me autoritete ligjzbatuese të Zvicrës dhe Gjermanisë.
 
Materialet procedurale në ngarkim të këtyre shtetasve i janë referuar Prokurorisë për Krime të Rënda.

Operacioni nga drejtoria kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve në Departamentin kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Drejtorinë e Operacioneve Speciale në Policinë e Shtetit, si dhe Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë
 
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin