Në kufirin greko-shqiptar,në një zonë bujqësore në Negradhes në Janinë janë gjetur 95 kg marijuanë.

Droga  ishte e vendosur në tre çanta e ndarë në 59 pako. Nuk dihen ende personat të cilët  kishin fshehur tre çantat.

Policia greke ka rrethuar zonën dhe po punon për kapjen e trafikantëve.