TIRANE – Policia e Tiranës arrestoi sot dy persona që dyshohet të jenë korrierë lëndësh narkotike. Gjatë operacionit u bë gjithashtu i mundur sekuestrimi i 20 kg hashash.

Dritan e Drinald Dervishi, xhaxha e nip, u kapën me 15 kg hashash të fshehur në një çantë shpine, njoftoi policia, në një operacion që u zhvillua në zonën e Unazës së Re në kryeqytet.

Më pas forcat e rendit ushtruan kontrolle në shtëpitë e dy të arrestuarve, gjatë cilave zbuluoi 5kg të tjera hashash në banesën e Drinald Dervishit.

(im/shqiptarja.com)