Kapet banda e hajdutëve të
aksesorëve të makinave benz

Kapet banda e hajdutëve të<br />aksesorëve të makinave benz
TIRANE-Dy të rinj janë arrestuar, ndërsa i tretë është shpallur në kërkim policor, pasi akuzohen se janë autorë të vjedhjeve të ndryshme të makinave benz. Sipas burimeve të policisë së komisariatit nr 2, bëhet me dije se të rinjtë kryenin vjedhje të automjeteve benz në zonën e 21 dhjetorit, në zonën e Parkut, në Kombinat dhe në zonën e ish-bllokut.

Denoncime të shumta kishin mbërritur nëpër komisariatet e policisë së kryeqytetit ku bëheshin të dituara të gjitha vjedhjet që u kishin ndodhur qytetarëve. Pas një pune të gjatë hetimore nga ana e policisë së komisariatit nr 2 u bë e mundur shkatërrimi i bandës hajdute, ku dy prej tyre u arrestuan ndërsa pjestari i tretë u shpall në kërkim.

Në pranga kanë rënë Marsel Gjona 20 vjeç, dhe Përparim Muhaj 19 vjeç banues në Ysberisht,ndërsa është shpallur në kërkim Egland Dorzi 19 vjeç. Këta persona kryenin vjedhje sensorësh dhe pasqyrave të automjeteve benz. Pas një pune hetimore policia arrestoi hajdutët, të cilët deklaruan se i kishin marrë disa prej aksesorëve të makinave. Po ashtu policia bëri të mundur dhe disa materiale të cilat janë sekuestruar. Ndaj të prangosurve rëndon akuza e veprës penale të vjedhjes së kryer në bashkëpunim, me 4 ngjarje të dokumentuara.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Del fotoja e mikut të biznesmenit që vdiq det, u arrestua sot! Do i vendosnin tritol anijes 'Finikas Lines', ishin konkurentë në linjën Sarandë-Korfuz

Del fotoja e mikut të biznesmenit që vdiq det, u arrestua sot! Do i vendosnin tritol anijes 'Finikas Lines', ishin konkurentë në linjën Sarandë-Korfuz