Ndërhyrja e policisë erdhi pas një pune të kujdesshme të shërbimeve të inteligjencës që sinjalizuan zhvillimin e aktivitetit kriminal. Rrjeti i drogës besohet të jetë financuar nga dy shtetas serbë, njëri ndër të cilët është edhe personi i vënë në pranga.
“Trafikun e drogës e kanë drejtuar serbët, të cilët ishin dhe financuesit e kësaj veprimtarie. Shtetasi serb që ne kemi ndaluar është një prej krerëve dhe e ka financuar aktivitetin e narkotikëve, ndërkohë që kishin këtu një koordinator kryesor. Pikërisht ky koordinator ishte ngarkuar me grumbullimin e drogës dhe kishte për detyrë të garantonte sigurimin e transportit të saj deri në port”, deklaroi shefi i policisë së Limas, Hector Loayz.
Në rrugët e Europës, vlera e kësaj sasie të kapur kokaine do të ishte tejet e lartë. “Me destinacion Europën, ku në Belgjikë një kilogram e kësaj droge shitet 87,000 dollarë, vlera e gjithë sasisë së sekuestruar do të mbërrinte në 174 millionë dollarë”, tha Loayz.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com