Një 18 vjeçar është vënë në pranga të policisë në Rrëshen, pasi u kap duke shpërndarë lëndë narkotike canabis sativa që dyshohet se do t'i shiste në qytet.
Ndërkohë gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e të riut, Keviljano Nikolli, policia gjeti dhe sekuestroi edhe një armë zjarri kallashnikov me një krehër me 30 fishekë luftarak.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.