TEPELENË- Ditën e sotme policia e Tepelenës ka vënë në pranga autorin Qederim Çunai nën akuzën e disa vjedhjeve.
46 vjeçari është akuzuar se ka vjedhur disa pajisje metalike e elektrike në një depo, në pronësi të shtetasit E.B, 25 vjeç.
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, për veprën penale " Vjedhja" parashikuar nga Neni 134 i Kodit Penal.
Komento