TIRANË -Një ditë pas arrestimit nga skuadra e 'Shqiponjave', të dy personave në rrugën e Kavajës mbrëmjen e të martës, policia ka konfirmuar se ata janë autorë të disa vjedhjeve dhe grabitjeve.
Ndërkaq sot policia e Tiranës arrestoi edhe dy persona të tjerë të dyshuar si bashkëpunëtorë të tyre. Ndue Ndou 21 vjeç, nga Puka, dhe Alban Meshi, 28 vjeç, nga Hasi banues në Tiranë, dyshohet se janë bashkëpunëtorë të Eduart Kacolit dhe Eduart Ndout, të dy nga puka.
Të katërt personat sipas burimeve të policisë, dyshohet se janë përfshirë në grabitjen e magazinave të një biznesi në Vorë, në një grabitje të një takisti në Durrës, një muaj më parë si dhe në një rast vjedhjeje me dhunë në Tiranë, pak ditë më parë.
Eduart Ndou i cili është vëllai i Ndue Ndout, si dhe Eduart Kacoli, u ndaluan mbrëmjen e të enjtes, pas një shkëmbimi zjarri me efektivët e skuadrës Shqiponja.
/Shqiptarja.com

VIDEO