Po thyente xhamat, qytetari i bën gjëmën, kapet hajduti i makinave në Tiranë, iu zbuluan edhe 7 të tjera

Po thyente xhamat, qytetari i bën gjëmën, kapet hajduti i makinave në Tiranë, iu zbuluan edhe 7 të tjera

Sendet e sekuestruara

TIRANË-Gjatë një operacioni të zhvilluar në kryeqytet, policia ka arrestuar një 25-vjeçar me inicialet Xh. Ll. i cili është kapur në flagrancë në bulevardin “Bajram Curri” duke tentuar të vjedhë në dy makina. Në momentin që kishte thyer xhamat trekëndësh të dy automjeteve një banor njoftoi policinë. 

Pas arrestimit, nga hetimet ka rezultuar se i riu ka vjedhur në pesë automjete të ndryshme, në një kompleks pallatesh në Tiranë, duke përvetësuar sende të ndryshme, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu ai ka vjedhur edhe dy lokale, njëri në rrugën “Dritan Hoxha” dhe tjetri në rrugën “Lavdie Petrela”. 25-vjeçarit i janë sekuestruar në cilësinë e provës sendet e vjedhura dhe aksesorë të ndryshëm, të cilat autori i përdorte për të kryer vjedhjet.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona