Kapet hajduti ‘serial’ i banesave në Durrës! Goditi me grushte një prej pronarëve, policia i vë prangat

DURRËS- Një hajdut banesash është arrestuar në qytetin e Durrësit. 33-vjeçari Andrea Shahai ka vjedhur banesën e një turkeje. Kjo e fundit ka denoncuar në polici, ndërsa nga banesa i riu kishte arritur të vidhte dy aparate celular dhe një sasi parash.

Pas kësaj, ai ishte futur në një tjetër banesë për të vjedhur. Por, këtu është hasur me rezistencën e pronarit, të cilin e ka goditur me grushte.

Por, blutë e Durrësit kanë arritur që ta arrestojnë në flagrancë. Ndaj tij rëndojnë veprat penale "Vjedhja” dhe “Vjedhja me dhunë" mbetur në tentative.

“Strukturat e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Durrës si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore  kanë bërë të mundur zbardhjen e vjedhjes së banesës së një shtetaseje truke, banuese në lagjen nr. 14 Durrës, duke identifikuar autorin e dyshuar. Shërbimet e Policisë janë vënë në kërkim të autorit, ku gjatë kontrolleve  për kapjen e tij,  kanë marrë informacion se autori i dyshuar i vjedhjes ishte futur në një banesë tjetër për të vjedhur.

Bazuar mbi këto informacione dhe të telefonatës të bërë nga i zoti i banesës, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në kohë reale në banesën e shtetasit F.A, ku kanë kapur dhe prangosur në flagrancë shtetasin: Andrea Shahai, 33 vjeç, banues në  lagjen nr. 7, Durrës.

Nga verimet e para hetimore rezultoi se ky shtetas në tentativë për të vjedhur ka goditur me grushte shtetasin F.A , por ndërhyrja në kohë e Policisë, bëri të mundur parandalimin e vjedhjes dhe të përshkallëzimit të mëtejshëm të këtij rasti. 33-vjeçari më parë dyshohet se ka vjedhur në banesën e një 31-vjeçareje nga Turqia me banim në Durrës, dy aparate celular dhe një sasi parash”, njofton policia.

Materialet procedurale dhe i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme.

SI.E./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë