Policia e Lezhës ka goditur një tjetër rast të shpërndarjes së drogërave të forta, duke arrestuar një person. Në pranga ka rënë 19-vjeçari Kristian Ndoci, banues në Kurbin, i cili është kapur me 4 doza kokainë. Kontrolli fizik i policisë ka zbuluar lëndën narkotike, të cilën 19-vjeçari do ta shiste.
Njoftimi i policisë:
Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogërave të forta. Sekuestrohen 4 doza lëndë narkotike e dyshuar Kokainë si dhe arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre.
Më datë 22.05.2018, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të narkotikëve, pas një pune hetimore të mirëorganizuar, nga forcat policore të Seksionit kundër narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, u bë i mundur kapja në flagrancë e shtetasit:
- Kristian Ndoci, 19 vjeç, banues në Kurbin.
Në Kurbin, gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e proves materiale 4 doza lëndë e dyshuar narkotike Kokainë, të cilat i mbante për t'i shitur.
Vepra penale në ngarkim të tij "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike" parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal. Materialet proçeduriale në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.