Gjatë natës së mbrëmshme, policia e Sarandës ka bërë të mundur arrestimin e të shumëkërkuarit Shahin Abazi, 21 vjeç.
Abazi ishte shpallur në kërkim për grabitjen me armë të dy karburanteve në Sarandë më 28 dhjetor 2017, si dhe një sërë vjedhjesh të tjera nëpër markete e dyqane dhe vjedhje motorrësh.
I kërkuari po tentonte të ishte më autobus drejt Tiranës, por policia ka marrë informacion dhe është vënë në ndjekje të autobusit, dhe në aksin saranda-Gjirokastër ka ndërkyrë duke kapur 21-vjeçarin.
Abazi është shoqëruar në komisariat ku ka pranuar grabitjen me armë në bashkëpunim, të dy karburatëve dhjetorin e shkuar. Gjithashtu ai ka pranuar që është pjesë e grupit të bandave me maska të marketeve dhe të dyqaneve në Sarandë.
Abazi nuk është një emër i panjohur për policinë pasi rezulton me precedentë penal pasi është dënuar më parë për vjedhje.