Kapet lezhjani i dënuar në Itali me 20 vite burg për prostitucion dhe trafik droge

Kapet lezhjani i dënuar në Itali me 20 vite burg për prostitucion dhe trafik droge

LEZHË-Tre persona janë arrestuar nga policia, mes tyre një i kërkuar nga drejtësia italiane me 20 vite burg për prostitucion dhe trafik droge.

Të arrestuarit nga policia e Lezhës
- U arrestua përkohësisht me qëllim ekstradimi Erikson Tetaj, 23 vjeç, banues në Lezhë. Gjykata Monza Itali e ka dënuar me 20 vite burg për veprat penale "Shfrytëzim prostitucioni" dhe "Trafikim i lëndëve narkotike", kryer në bashkëpunim. Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën po vijojnë procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.

- U kap dhe u ndalua E.N. 22 vjeç, banues në Laç, për vjedhje. Ai dyshohet se është autori i vjedhjes së dyqanit të shtetases B.K., në Laç, ndodhur më 10 korrik 2019, ku ka vjedhur mallra dhe vlera monetare.

- U arrestua B. P., 28 vjeç, banues në Mamurras, për armëmbajtja pa leje. Gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë TT me krehër me 7 fishekë, pa leje.

- U procedua E.Sh., vjeç 32, banues në Lezhë për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale disa doza lëndë narkotike.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pul Kruj Lezh Fusha Bab Teqeja: 12/09/2019 10:13

    Pse ishte në liri?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Festat/ Policia e Shtetit dhurata për fëmijët e Dëshmorëve të Atdheut

Festat/ Policia e Shtetit dhurata për fëmijët e Dëshmorëve të Atdheut