TIRANË-Dy persona janë arrestuar nga policia për drogë dhe plagosje me thikë. Në kryeqytet është arrestuar një 17-vjeçar me inicialet M.D. i cili në momentet e prangosjes kundërshtoi me dhunë punonjësit e policisë, sipas njoftimit. Ndërkohë që gjatë kontrollit fizik iu gjetën 7 qese me kanabis dhe një shumë lekësh të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndëve narkotike.

Ndërkohë që në Kavajë u arrestua një person me inicialet I. S. banues në Lushnjë, pasi qëlloi dhe plagosi thikë N. C. i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës thikë.