VLORE- Në dy operacione të ndryshme Antidroga shqiptare mundi të shkatërronte 2 rrjete trafiku droge me shtetet fqinje Italinë dhe Greqinë. Ditën e djeshme është sekuestruar mbi një ton marijuanë në Vlorë, gati për t’u nisur në Itali dhe u kap një 25-vjeçar që i kishte ardhur kokaina me postë nga Greqia. Policia po zhvillon hetime për këto 2 ngjarje.
Mbi 1 ton marijuanë
Pas hetimeve të zgjeruara, Policia e Vlorës, në bashkëpunim me Policinë Italiane dhe Prokurorinë për Krime të Rënda, mundën të shkatërronin një rrjet të mirëfilltë trafiku marijuane nga Vlora në Itali, duke sekuestruar mbi 1 ton drogë. Ndërkaq, pasditen e djeshme është arrestuar në Vlorë pronari i mjetit tip furgon me të cilin u transportua mbi 1 ton drogë, në kuadër të operacionit “Merry Christmas”. Policia e Vlorës arrestoi 44-vjeçarin nga Novosela, pronar i “Fiat Ducato, njërës prej dy makinave me të cilat u transportua droga, e cila u sekuestrua mbrëmjen e së martës. Vetë i ndaluari ka deklaruar në polici se makinën e tij i’a kishin vjedhur dhe nuk kishte asnjë lidhje me këtë sasi të madhe droge që është sekuestuar së fundmi.
Ndërkaq, Policia e Vlorës ka bërë të ditur zyrtarisht, se uniformat blu kanë finalizuar me sukses operacionin antidrogë të koduar "Merry christmas" ku si rezultat i të cilit në vendin e quajtur "Hidrovori" është bërë i mundur kapja dhe sekuestrimi i sasisë prej më shumë se një ton canabis sativa. Lënda narkotike ishte transportuar nga trafikantët me dy automjete tip furgon, Fiat Ducato dhe një Mercedes-Benz Vito që janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Pasditen e djeshme janë shoqëruar në polici disa persona, ndërsa po hetohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në rrjet. Policia ka shoqëruar në komisariat 3 personat, Marsel Moçka, Xhino Rapaj, Florjeta Deliu, të tre rreth 21 vjeç, të cilët dyshohet se kanë dijeni për lëndën narkotike dhe transportin e saj.
Gjithashtu policia, me anë të shërbimeve të alternuara nga toka dhe nga deti ka bërë të mundur që në zonën e Orikumit të kapet dhe sekuestrohet edhe një mjet lundrues tip gomone me dy motora, 1 prej tyre 200 kv dhe një tjëtër 25 kv fuqi, mjet i cili mendohet se do të perdorej nga trafikantët për transportimin e lëndës narkotike në drejtim të Italisë. Nga krehja e zonës dhe kontrollit të ushtruar në një lokal që ndodhej në afërsi të vendit ku u gjet lënda narkotike është gjetur dhe sekuestruar edhe një armë zjarri automatike tip “Skorpions”. Në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda, Tiranë janë duke vijuar hetimet për zbulimin e plotë të këtij rrjeti kriminal.
Kokaina me postë
Gjithashtu, ditën e djeshme është shkatërruar një rrjet i trafikut të kokainës me Greqinë. Pas disa kohësh hetime, Policia e Tiranës ka goditur sot këtë grup të trafikut të lëndëve narkotike, ndërsa në pranga është vënë një person, e disa të tjerë janë në ndjekje. Burime nga policia e kryeqytetit kanë bërë të ditur se, i arrestuari si posedues është Enard Hoxha, 25 vjeç, ndërsa bëhet e ditur se, është sekuestruar 21.6 gramë kokainë. Droga transportohej me autobusët e linjave të Greqisë, duke u fshehur me postë. Policia tha se, droga e llojit kokainë ishte fshehur në një makinë lodër që vinte me postë. Droga po transportohej me autobusët e linjës “Klid Ballkan”. Edhe herë të tjera policia ka bllokuar sasi të ndryshme droge që transportohen në linjat e autobuzëve që vijnë nga Greqia, ose shkojnë atje. Madje edhe disa “autobuzëve VIP”, u janë gjetur drogë.
Shkrimi u publikua sot (26.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com