FIER - Një sasi droge prej 1 kilogram heroinë është bllokuar mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Ballsh – Patos.
Zëdhënësja e policisë së Tiranës Alma Katragjini ka konfirmuar lajmin duke deklaruar se është arrestuar edhe korrieri i saj.

I janë vënë prangat 27-vjeçarit Arsen Hoxha, i cili po transportonte drogën drejt kryeqytetit, ku do të shitej në tregun e brendshëm.

Ndërkohë materialet në ngarkim të tij i kanë kaluar prokurorisë me akuzën e prodhimit dhe të trafikimit të lëndëve narkotike.