Një 24-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Mirditë pasi u kap me 3 kilogramë e 200 gramë kanabis në makinë. Burime nga policia bëjnë me dije se arrestimi i të riut me inicialet D.L., u bë në zonën e Repsit. Uniformat blu raportojnë se kishin informacione se ky person qarkullonte me lëndë narkotike në makinë.
Njoftimi i Policisë
Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve. Sekuestrohen 3 kilogramë e 200 gramë lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, vihet në pranga poseduesi.
Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative për një shtetas që qarkullonte me automjet dhe posedonte lëndë narkotike, shërbimet e DVP Lezhë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mirditë, kanë organizuar punën dhe në Reps, Mirditë, kanë lokalizuar mjetin e dyshuar, me drejtues shtetasin D. L.
Gjatë kontrollit në mjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 3 kilogramë e 200 gramë lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa. Në vijim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit D. L., 24 vjeç, banues në Reps, Mirditë. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.4%
-
Vendos filtra
16.6%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7865
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Elbasan/ Iu gjet 130 litra naftë e kontrabanduar në shtëpi arresrohet, 29 vjeçari
23 Nëntor, 13:49
-
Berat/ Shisnin vajra të përzierë për vaj ulliri bio pasi i reklamonin në rrjetet sociale, arrestohet 56 vjeçari, në kërkim i biri! Policia: Produktet e përdorura, ende të panjohura!
23 Nëntor, 10:24
-
Reduktohet personeli Italian në qendrat e emigrantëve në Lezhë, fillojnë rikthimet në Itali
23 Nëntor, 09:58
-
E rëndë në Kurbin/ 61-vjeçari bie në makinerinë e përpunimit të inerteve, humb jetën te Trauma! Ishte i pastrehë, tërmeti i shembi shtëpinë
23 Nëntor, 09:34
-
Moti i keq në aksin Fushë Arrëz-Mirditë/ Vërshimi i ujërave nga mali bllokon qarkullimin në tunelin e Gojanit
22 Nëntor, 20:26
-
Moti i keq/ Shiu i dendur krijon vështirësi për lëvizjen në autostradën Lezhë-Thumanë
22 Nëntor, 17:04
-
Moti i keq/ Rrëshqitje gurësh në aksin Skuraj-Burrel (VIDEO)
22 Nëntor, 12:30
-
Stuhi në gjithë vendin/ Mijëra banorë pa drita! Anulohen lundrimet Durrës-Bari! Mbyllet spitali i Pukës, uji hyn në pavijone! Dukagjini në izolim (VIDEO)
22 Nëntor, 10:11
-
Moti i keq në Lezhë, stuhia dëmton linjat e energjisë elektrike, disa fshatra pa drita! Vijon i pezulluar lundrimi në Shëngjin
22 Nëntor, 09:09
-
Vrau babanë dhe vëllanë e ish-gruas në Lezhë, Apeli lë në fuqi dënimin burg përjetë për Besnik Pjetrin
21 Nëntor, 15:55
-
Serbi/ 11 të arrestuar, për shembjen e çatisë në stacionin e trenit në Novi Sad që vrau 15 persona
21 Nëntor, 13:56
-
Tentoi të dilte nga Shqipëria me pasaportë bullgare false, arrestohet një turk në Portin e Durrësit
21 Nëntor, 13:29