Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës me akuzën e trafikut të drogës. N. G., 33 vjeç, është prangosur në shtëpinë e tij në lagjen “29 Nentori”, Vlorë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar iu gjetën 82 doza heroinë dhe 12 doza cannabis sativa.
“Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas siguronte lëndë narkotike dhe më pas i përgatiste në doza, në banesën e tij, me qëllim shitjen e tyre. Punohet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi”, njoftoi policia.