Kapet me arsenal armësh polici
mbështeste grupet kriminale

Kapet me arsenal armësh polici<br />mbështeste grupet kriminale
Një efektiv policie është vënë në pranga nga Policia e Laçit, pasi dyshohet se mbështeste grupet kriminale të zonës dhe grumbullonte armë të ndryshme. Burime nga Ministria e Brendshme, kanë bërë të ditur se, është vënë në pranga Inspektori i Patrullës së Përgjithshme, Ramazan Hasan Guri, 45 vjeç.

Ky i fundit, dyshohet se grumbullonte armë e municione me qëllim trafikimin e tyre dhe ishte mbështetës i grupeve kriminale në zonën e Kurbinit. Burimet bënë të ditur se, arrestimi i Gurit është bërë nga agjentët e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, rreth orës 17:00 të pasdites së djeshme. “Sektori i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, Lezhë, ka kryer arrestimin në flagrancë, ndaj punonjësit të policisë Inspektor Ramazan Hasan GURI, 45 vjeç, me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë, Laç”, bën të ditur Ministria e Brendshme.

Gjatë kontrollit që i është bërë në banesën e tij në Mamurras, Ramazan Gurit i është gjetur një arsenal i vërtetë armësh të llojeve të ndryshme dhe eksplozivë. Kështu janë sekuestruar: 1 automatik kallashnikov, 7 pushkë automatike, 2 çifte pa leje, 2 pako eksploziv i tipit tritol, ndezës të unifikuar, fitil zjarrpërcjellës, 8 granata dore si dhe 500 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm. Në cilësine e provave materiale u gjetën edhe pjese kembimi automjetesh të vjedhura nga pika e bllokimit te mjeteve në Komisariatin e Policisë Laç.

Ndaj punonjesit të policisë, SHKB ka nisur proçedimin, pasi ai dyshohej se po grumbullonte armë e municione me qëllim trafikimi, e po ashtu dyshohet si mbështetës i grupeve kriminale në zonën e Kurbinit. 
 
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Strategjitë e kandidatëve për president pas debatit

Strategjitë e kandidatëve për president pas debatit