Gjatë ditës së djeshme u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasin A.S., vjeç 26, banues në Brindisi, Itali, pasi në afërsi të bregut në Sarandë, u kap me një mjet lundrues gomone, me të cilin dyshohet se ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshëm.
Në cilësinë e provës materiale u bllokua mjeti lundrues dhe një celular. Vijojnë hetimet. Neni 297 i Kodit Penal.
Komento