DURRËS- Një 49-vjeçar nga Maminasi me iniciale D. V., ka rënë në prangat e policisë pasi gjatë kontrollit fizik atij iu gjetën 10 doza lëndë narkotike.

Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Tashmë 49-vjeçari do të hetohet nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës.