Një shqiptar është arrestuar sot në Val Vibrata, në provincën e Teramos në Iitali, pasi u kap me mbi 100 kilogramë lëndë narkotike

Lajmi është bërë i ditur nga mediat italiane ndërsa identiteti i personit është i panjohur. 

Operacioni u krye nga policia e Teramos, e cila sekuestroi sasinë e madhe të drogës, që ishte destinuar për shitje. 

Sipas policisë, bëhet fjalë për mbi 100 kilogramë hashash, kokainë dhe heroinë, si edhe një sasi të konsiderueshme substancash prerëse.

Detaje të tjera mbi operacionin dhe identitetin e të dyshuarit do të bëhen të ditura gjatë një konference për shtyp që do të mbahet të hënën, më 5 janar, në orën 11:30, në ambientet e Prokurorisë së Teramos.