Sherif Çela (Ismailaj) është arrestuar nga policia e Durrësit pasi është kapur me armë zjarri pistoletë në ambientet e një lokali.
Gjatë kontrol të ushtruar ndaj 43-vjeçarit i cili në momentin e arrestimit ndodhej në ambientet e një lokali, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë, 1 krehër pistolete dhe municion luftarak.
43-vjeçari banues në Durrës, u arrestua në flagrancë për veprën penale "Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".
Sherir Çela rezulton me precedent të mëparshëm kriminal, për tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
po tentative vrasje si m.... dalin nga burgu keta
PërgjigjuSi gjithe soji vet vlla tu hudh patat