Në 24 orët e fundit në Durrës janë arrestuar katër shtetas ndërsa një tjetër është proceduar. Ndër të arrestuarit bën pjesë një 49-vjeçar i quajtur Agim Hasanbelli, i shpallur në kërkim nga Interpoli pasi në vitin 2017 është dënuar nga Gjykata e Torinos me 9 vite burg për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Organizatë kriminale” dhe “Vjedhje me dhunë”.
Ndërkohë në Krujë dhe më konkretisht në Larushk është vënë në pranga një shtetase me inicialet F. Z, ndërsa është proceduar edhe një tjetër me inicialet H. C pasi gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet përreth dhe në oborr, iu gjetën të kultivuar disa fidanë të dyshuar si kanabis sativa.
Sakaq në Durrës janë ndaluar dhe arrestuar dy shtetas, E. M., 57 vjeç dhe E. D., 30 vjeç pasi po drejtonin mjetin në gjendje të dehur.