Kapet në Greqi autori i vrasjes
së dy komisionerëve zgjedhorë

Kapet në Greqi autori i vrasjes <br />së dy komisionerëve zgjedhorë
ATHINE- Kapet në Greqi një shqiptar i akuzuar për vrasjen e dy komisionerëve dhe plagosjen e 5 të tjerëvë në Ersekë gjatë zgjedhjeve të vitit kaotik 1997. Ai është Kastriot Fejzo me banim prej kohësh në Athinë, i dënuar me 18 vjet burg. 

Fejzo kërkohej prej kohësh nga Interpoli për vrasjen e dy komisionerëve zgjedhorë në Ersekë Nako Skupra dhe Ilirjan Arapi. Ngjarja e rëndë u shënua në 29 qershor të 1997 në Ersekë ku 43 vjecari ekzekutoi komisonerët e PS në momentin e transportimit të kutive të votimit në bashkinë e këtij qyteti. Gjatë kësaj ngjarje mbetën të plagosur edhe shtetasit Taqo Skupra, Alfred Shehu, Kastriot Zenollari, Arben Arapi plagosur edhe Shaban Koxhaj.
Ende nuk ka shumë detaje rreth arrestimit të Fejzos por burimet thonë se ai është arrestuar nga policia greke, pas një kërkesë të palës shqiptare e cila ishte informuar se Fejzo jetonte prej vitesh me identitetit të rremë në Greqi. Ekstradimi I tij drejt Shqipërisë pritet të bëhet së shpejti.

Për ngjarjen e 29 qershorit 1997 në Ersekë akuzohen 7 persona. Nga këta 4 janë arrestuar, kurse tre të tjerë dyshohen se fshihen në Angli. Tre personat që dyshohet se fshihen në Angli janë Hysni Dervishi, Roland Hasani dhe Spartak Sageri.
(di/ns/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?