Duket paradoksale, por ndodh që njeriu të vjedhë edhe vetveten. Ngjarja e është regjistruar në fshatin Rrajcë Sutaj të nënprefekturës së Librazhdit. Artur Çollaku 25 vjeç me banim në këtë fshat, ka vjedhur viçin në kasollen e shtëpisë së tij, e më pas e ka shitur për 30 000 lekë tek një kasap.

Në mëngjes, prindërit nuk e kanë gjetur kafshën në ahur dhe kanë denoncuar në polici për vjedhje. Pas marrjes së këtij denoncimi, policia lokale ka nisur nga puna për identifikimin e autorit. Dhe për habinë e të gjithëve ka rezultuar se, viçi ishte vjedhur nga djali i shtëpisë, pa dijeninë e familjarëve të tjerë, e ishte shitur në treg për 30 000 lekë. Policia ka vënë në pranga 25 vjeçarin, i cili e ka pranuar akuzën dhe tashmë do të gjykohet për veprën penale të vjedhjes. ah/shqiptarja.com/