/ATSH-AFP/ - Autoritetet spanjolle njoftuan sot arrestimin e disa dhjetëra personave pas kapjes së një rrjeti trafikantësh të qenieve njerëzore, të cilët dërgonin në mënyrë klandestine në Evropë persona të ardhur nga Kina.
"Në total, 89 persona u arrestuan në kuadër të këtij hetimi për trafikimin e paligjshëm të qenieve njerëzore", njoftoi Ministria e Brendshme spanjolle në një komunikatë.
"Rrjeti ishte i përbërë nga shtetas kinezë dhe pakistanezë", shtoi ministria pa bërë të ditur kombësinë e personave të arrestuar.
Sipas hetuesve, organizata përdorte Spanjën si vend tranzit, ku imigrantët prisnin të pajiseshim me dokumente fallco, para se të vazhdonin udhëtimin drejt Britanisë së Madhe, Irlandës, Kanadasë dhe SHBA-së.
Organizata gjente viktimat e saj në Kinë dhe ju premtonte se do t'i dërgonte në çdo lloj vendi në këmbim të një shumë parash që varionte në funksion të destinacionit dhe mjeteve të përdorura", theksuan autoritetet spanjolle duke shtuar se çmimi mesatar ishte 20 000 euro.
Rrjeti kishte lidhje me organizata të tjera të ngjashme që ndodheshin në Spanjë dhe vende të tjera", vijon komunikata që përshëndet një bashkëpunim ndërkombëtar thelbësor për hetimin.
/Shqiptarja.com