Kapet një sasi rekord kokaine në Holandë, në pranga 2 persona! Sekuestrohen armë, municione e sende luksoze

Kapet një sasi rekord kokaine në Holandë, në pranga 2 persona! Sekuestrohen armë, municione e sende luksoze

3 ton kokainë dhe 11.3 milion €  në para cash janë gjetur nga policia holandeze, në një fermë pranë aeroportit Schiphol të Amsterdamit. Kokaina në treg kapte vlerën e 195 milion €, ndërsa kjo është një nga sasitë më të mëdha të sekuestruar në vend deri tani.

Gjithashtu janë kapur edhe 6 armë, silenciatorë, municione dhe sende luksoze.

Operacioni ndodhi pas një hetimi të gjatë, ndërsa u arrestuan 2 persona 54 dhe 29 vjeç, si të përfshirë në trafikun e drogës.

Holanda është bërë një portë kryesore për drogën në Evropë, kryesisht përmes Roterdamit. Kokaina ka të ngjarë të jetë pjesë e një korridori droge nga Amerika e Jugut, ndërsa priten arrestime të tjera.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë