Një shtetas 36-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Pukës ditën e sotme. Sipas Polcisë shteatsi me inicialet B.D banues në qyetetin e Durrësit rezultonte i shpallur në kërkim për veprn penale që rëndonte mbi të "Prodhim e shitje të narkotikëve". Për këtë akuzë ndaj tij Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës kishte lëshuar masën e sigurisë 'Arrest me burg'.
Njotimi:
Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore
I shpallur në kërkim për Shitje të lendeve narkotike, kapet nga forcat policore Pukë
Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Pukë në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim, B. D. 36 vjeç, banues në Durrës.
Ndalimi i tij u bë për llogari të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës e cila e kishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës me vendim penal nr.279 datë 24.07.2018 ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg". për veprën penale të "Prodhim e shitje të narkotikëve" parashikuar nga neni 283/1 të Kodit Penal. Ky shtetas iu dorezua strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës për veprime të mëtejshme.