Kapet peshkaqeni 450 kg në Durrës, i njohur si një grabitqar shumë i rrezikshëm që mund të sulmojë edhe njerëz (VIDEO)

DURRËS- Një peshkaqen i dytë brenda javës është kapur në detin Adriatik afër brigjeve të Durrësit. Gazetari i Report Tv bën me dije se peshkaqeni është i përmasave shumë të mëdha dhe arrin në një peshë prej 450 kg. Ndërsa gjatësia e tij është të paktën 4.5 metra i gjatë.

Peshkaqeni është kapur nga Peshkarexha ' Çelepia'  në  130 m thellësi, dhe bëhet e ditur se është i llojit 'Peshkaqen i Bardhë' një specie e rrallë për ujrat e brigjeve shqiptare.

Peshkaqeni i madh i bardhë (Carcharodon carcharias) është e vetmja specie e gjallë e gjinisë Carcharodon, i familjes Lamnidae. Emri i tij rrjedh nga ngjyra e bardhë që ka barku i tij. Ky peshkaqen është i njohur si një grabitqar shumë i rrezikshëm që mund të sulmojë edhe njerëz. Ai mund të arrijë një gjatësi deri në 6 m dhe një peshë deri në 2240 kg.

7 ditë më parë një peshkaqen Tigër u kap nga peshkatarët në zonën e qytetit të vjetër të Durrësit. Peshkaqeni u kap nga peshkarexha "Meduza" në 120 metër thellësi në pjesën që njihet si Durrësi i vjetër mbytur në zonën e Currilave.

 

Peshkaqeni i kapur në Durrës

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Trala zura nje gale: 29/10/2019 10:05

    Po kapin peshkaqente e detit ndersa ata te tokes akoma nuk po i kapin.

    Përgjigju
  • Ledio: 29/10/2019 10:02

    Gjigand qenka.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja