Një drejtues automjeti në Durrës është prangosur nga policia, pasi transportonte nxënës me mjetin e tij tej kapaciteteve, ndërkohë që nuk ishte i pajisur as me leje drejtimi.
Sipas policisë, bëhet e ditur se, është prangosur Klodian Llaftiu, 38 vjeç, pasi në lagjen Nr. 1, Durrës, nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë rrugore për të ndaluar automjetin tip Benz furgon me targa AA 685 MM, i cili transportonte nxënës shkolle jashtë kapacitetit, duke i mbajtur edhe në bagazhin e mjetit.
Llaftiu, ka tentuar të largohet në momentin që është ndaluar nga Shërbimet e Policisë, por është kapur menjëherë nga uniformat blu.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të dokumentacionit ka rezultuar se nuk dispononte leje drejtimi.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com