Kapet shqiptari i bandës
që vepronte në 4 shtete

Kapet shqiptari i bandës <br />që vepronte në 4 shtete
ASTI - Një operacion i policisë italiane i koduar "Monferrato", u zhvillua në zonën e Astit ku si rrjedhojë e tij u vu në pranga 27-vjeçari shqiptar Dorin Hodo, i quajtur "i vogli", për shkak se ishte pjestari më i vogël i organizatës kriminale ku bënte pjesë. Hodo ishte hallka e fundit e një organizate kriminale të përbërë nga shqiptarë e italianë, e cila merrej me trafik ndërkombëtar droge, e veçanërisht të kokainës. Mësohet se gjithçka ka nisur në vitin 2009 me prangosjen e një pjese të ekipit, ku fillimisht u prangosën dy bashkëshortë italianë të cilët u kapën me afro 1 kilogramë kokainë.
Duke hetuar linjën dhe rrjetin e trafikantëve, në mars të vitit 2012, antidroga e Astit nisën hetimet nga ku u verifikuan edhe elementë të tjerë. Gjithë operacioni i trafikimit të lëndës narkotike bëhej me një Fiat Punto, me korrierë droge italianë e shqiptarë të cilët ishin të pajisur me letra të rregullta qëndrimi në vendin fqinj dhe në sajë të kujdesit të treguar, arrinin tu shpëtonin kontrolleve policore. Në prill të 2010-ës hetimet u thelluan më tej kur policia pikasi një udhëtim drejt Spanjës, nga një pjesëtar i bandës i cili qëndronte në Angli por që iu kap një sasi droge dhe pasi qëndroi 3 ditë atje u rikthye në Itali sërish, por që u bllokua nga policia dhe brenda saj iu gjet një sasi kokaine e cila kapte vlerën e 150 mijë eurove. Më pas në vijim të hetimeve u prangos edhe shqiptari, Ermal Nonaj ndërsa i fundit që ra në duart e policies ishte Dorin Hodo, i cili kërkohej nga drejtësia e Brescias për të vuajtur një dënim po për trafik droge. Arrestimi i Hodos u bë në bashkëpunim me policinë spanjolle, Interpolin dhe policinë e Astit, pasi gjatë gjithë kohës që kërkohej ai fshihej në Shqipëri, Greqi, prej nga fuste dhe drogën në Itali. Sipas policisë thuhet se nga Greqia shqiptariishte zhvendosur në Gjermani në Berlin, ku u ndalua nga policia gjermane për tu ekstraduar drejt Italisë.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

'Anonimët në qeveri, sy shkelje ndaj teatër-opozitës', Basha: Rama u tha socialistëve, s'ka rëndësi kush ikën e vjen, këtu jam unë dhe Berisha

'Anonimët në qeveri, sy shkelje ndaj teatër-opozitës', Basha: Rama u tha socialistëve, s'ka rëndësi kush ikën e vjen, këtu jam unë dhe Berisha