Kapet shqiptari me 2 milion euro kokainë në Itali

Kapet shqiptari me 2 milion euro kokainë në Itali

Një sasi prej 15 kilogramë kokainë që zotërohej nga një shqiptarë është sekuestruar në Firence të Italisë. Në pranga ka rënë një 46-vjeçar shqiptar i cili jetonte prej 22 vitesh në Firence ku edhe ushtronte aktivitetin kriminal të shpërndarjes së kokainës.

Aksioni për kapjen e shqiptari organizua ditën e djeshme në 6 të mëngjesit ndërsa sasia e kokainës së kapur po të shitej në treg do të arrinte vlerën e 2 milion eurove. Përveç shumës së madhe të drogës, prej 15 kilogramë kokaine, karabinierët i kanë sekuestruar shqiptarit dhe 60,000 Euro Kesh, 10,000 Paund si dhe një pistoletë. Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë njoftuar autoritetet policore pasi kishin parë lëvizje të çuditshme në garazhin e shqiptarit, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Pas njoftimeve të shumta policia nisi hetimet ndërsa më pas ra në gjurmët e kokainës të cilën 48-vjeçari shqiptar e mbante në dorë brenda një qeseje. Gjithashtu shqiptarit i është sekuestruar dhe makina tip  Volkswagen Passat, të cilën dyshohet se e përdorte për të transportuar drogën. Ai u dërgua në Sollicciano dhe akuzohet për trafik droge si dhe armëmbajtje pa leje.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Akuzohet se ka falsifikuar diplomën e shkollës së mesme, Belind Këlliçi paraqitet në SPAK

Akuzohet se ka falsifikuar diplomën e shkollës së mesme, Belind Këlliçi paraqitet në SPAK