Kapet shqiptari me 30 kg drogë, të
fshehur në valixhe poshtë krevatit

Kapet shqiptari me 30 kg drogë, të<br />fshehur në valixhe poshtë krevatit
30 kilogram drogë i është sekuestruar një shqiptari në Itali, teksa e mbante të fshehur atë në dy valixhe të fshehura poshtë krevatit të tij.

Siç bëjnë të ditur mediat italiane, rasti është konstatuar në Dalmine në banesën e një 24-vjeçari me iniciale X.R.

Mediat italiane shtojnë se, lënda narkotike ishte e dy llojeve, heroinë e kokainë, konkretisht 10 kilogram heroinë dhe 20 kokainë. Ajo është gjetur e ndarë në 53 pako të futura në dy valixhe, poshtë shtratit në banesën e tij në Dalmine.
 
Dyshohet se sasia e lëndës narkotike kishte si destinacion përfundimtar Bergamon, pasi shqiptari do e transportonte atë drejt tregut të Bergamos.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar