Kapet shqiptari me 37 kg drogë në Greqi

Një shqiptar me më shumë se 37 kilogram lëndë narkotike është arrestuar nga policia greke gjatë natës në zonën e Kosturit pranë Selanikut.
 
Mediat vendase raportojnë se Antidroga greke kishte informacion për shqiptarin që transportonte kanabis nga Shqipëria drejt Athinës dhe e ndaluan në autostradë.
 
34-vjeçari nga Shqipëria udhëtonte me makinë private dhe gjatë kontrollit atij iu gjet në automjet 37.4 kg kanabis sativa.
 
Ai mbahej nën vëzhgim dhe policia ndërhyri në momentin që trafikanti kaloi në tokën greke.
 
Identiteti i shqiptarit nuk është bërë i ditur, ndërkohë që akuzohet për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Frrok Çupi: Faton Hajrizi mund të kthehet në regjim