Kapet "taksia" me 40 kg kanabis
drejt Fierit, në kërkim drejtuesi
drejt Fierit, në kërkim drejtuesi">
GJIROKASTER - Policia e Gjirokastrës ka bërë të mundur sekuestrimin e rreth 40 kg lëndë narkotike kanabis sativa e cila po transportohej me një automjet drejt Fierit, ndërsa ka shpallur në kërkim drejtuesin e saj.
Sipas policisë, mbrëmjen e djeshme është marrë informacioni në rrugë operative se një person në brendësi të lagjeve të Gjirokastrës me një automjet taksi tip “Volkswagen Pasat” dhe me targa AB 087 T, po tentonte të transportonte lëndë narkotike në drejtim të Fierit.
Menjëherë Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve janë vënë në ndjekje të automjetit. Rreth orës 22.00, drejtuesi ka pikasur se po ndiqej nga policia dhe për t’u shmangur ka lëvizur me shpejtësi në një rrugë dytësore në lagjen “11 Janari” të Gjirokastrës. Si pasojë e shpejtësisë makina ka dalë nga rruga në një kanal,mbi shkollën Pedagogjike, ndërsa drejtuesi i mjetit ka braktisur mjetin dhe duke përfituar nga errësira dhe moti i keq është larguar.
Policia ka rrethuar automjetin dhe nga kontrolli i ushtruar ka konstatuar se në bagazhin e automjetit, ndodheshin 2 çanta të mbushura me 41 pako dhe me një peshë 40 kg lëndë narkotike kanabis sativa.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se targat AB 087 T të automjetit janë të falsifikuara dhe i përkasin një automjeti tjetër. Po ashtu është verifikuar se automjeti është në pronësi të shtetasit me iniciale A.K, 49 vjeç, lindur dhe banues në Himarë të rrethit Vlorë , i cili është shpallur në kërkim.
Nga ana e saj policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale lëndën narkotike dhe automjetin, ndërsa vijojnë hetimet për arrestimin e 49 vjeçarit transportues të drogës.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?
-
Mjekëve
38.8%
-
Ministrisë
58.4%
-
Nuk e di
2.8%
Vota total: 2276
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Minuta Zero'/ Nesër çerekfinalet! Elvin Meka: Kush fiton nga Gjermani-Spanjë, merr Europianin
4 Korrik, 20:06
-
Pas vizitës në Kiev, Orban do të takohet me Putinin në Moskë
4 Korrik, 20:04
-
Veliaj me socialistët e Vorës: Të mësojmë prej gabimeve të kundërshtarit! Pala tjetër ju humbi nga arroganca
4 Korrik, 19:50
-
Basha mbledh Këshillin Kombëtar të demokratëve europianë, miratojnë Rezolutën: Hyjmë në zgjedhje me çdo kusht, rekurs për vulën
4 Korrik, 19:47
-
'T'i nxjerrin ujin e zi' - Kronika e uraganit të SPAK, si lakmues i pastrimit të politikës
4 Korrik, 19:41
-
Balla pret ministren e Drejtësisë së Rumanisë: Marrim eksperiencë mbi forcimin e zyrës së aseteve me burim krimin
4 Korrik, 19:41
-
Zjarri në Qafën e Llogarasë, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile: Shmangni kalimin në këtë rrugë! Po punohet për shuarjen e flakëve
4 Korrik, 19:31
-
Galeria by TEG, një qendër tregtare me pamje nga deti Jon! Do i shërbejë mbi një milion turistëve dhe banorëve të zonës
4 Korrik, 19:24
-
Dhërmi/ Vijon përhapja e flakëve të zjarrit! Helikopteri Cougar në ndihmë të zjarrfikësve! Policia: Shkaku, një shkëndijë elektrike (VIDEO)
4 Korrik, 19:15
-
Abuzimi me fondet e BE përplas deputetët! Tabaku: Nuk është rasti i parë! Spiropali: Trupi në ballkon e shpirti në Kuvend
4 Korrik, 19:10
-
Rama shkon në Vlorë, nesër hapet tuneli i Llogarasë
4 Korrik, 19:09
-
Vota e Diasporës, Gjiknuri në Kuvend: Ta kalojmë në korrik! Me postë, jo përfaqësim të dedikuar për diasporën! Herësi deri 7 mijë vota, 5 qarqe votim elektronik
4 Korrik, 19:09