Kapiteni Batha: Partizani meriton
Europën, do japim maksimumin

Kapiteni Batha: Partizani meriton<br />Europën, do japim maksimumin<br>
Në fitoren e Partizanit me Luftëtarin shkëlqeu kapiteni Batha me dy gola të shënuar, që e afrojnë ekipin e kuq më shumë me Europën pas dështimit këtë edicion për të luftuar për titullin. Në përfundim të ndeshjes, kapiteni i kuq u shpreh i lumtur për fitoren, ndërsa premtoi maksimumin në pjesën e mbetur të kampionatit.

Intervista
Batha: E kemi treguar këto ndeshjet, që kur jemi kthyer nga faza përgatitore, dimë të luajmë futboll dhe mund të fitojmë ndaj çdo kundërshtari. E kishim vlerësuar maksimalisht, dhe falë zotit shkoi ashtu siç e kishim parashikuar ne.

Kërkonit të shënonit, edhe pas golit të tretë…
Futbolli i tillë është, nuk mund të tolerosh asnjë moment. Në Gjirokastër nuk e kemi harruar, dhe pse jo të fitonim me atë rezultat që u mundëm.

Çfarë ka ndryshuar që nga largimi i Starovës?
Ndryshimet janë bërë brenda familjes. Ne si lojtarë, nuk na duket aq e madhe. Çdo trajner ka idetë e veta të stërvitjes. Mendoj se ndryshimi do vijë edhe pak javë më vonë.

Çfarë ka Partizani më shumë, se Flamurtari e Laçi për të siguruar një vend në Europë?
Partizani ka lojtarë më të mirë se ekipet që përmendët, gjithashtu edhe përgatitje më të mirë fizike.

Ju si kapiteni, por edhe lojtarë të tjerë, duhet të merrni më shumë përgjegjësi…
Sigurisht, edhe ne e ndjejmë këtë presion. Neve na takon, si lojtarët më me eksperiencë, që ta marrim ekipin përdore, ta çojmë në krye të tabelës. Ndryshimet e trajnerëve, kanë problemet e veta.

Çfarë ndodhi në momentin që tifozi u fut në fushë?
Unë nuk e pashë tifozin, isha i përqendruar tek Trashi. Arbitri i ra bilbilit para se Trashi të godiste.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Vdes edhe një i burgosur politik në Bjellorusi

Vdes edhe një i burgosur politik në Bjellorusi